Transmetuar më 04-08-2017, 17:17

NOA - FUSHATA E PËRGJEGJSHMËRISË SOCIALE 2017

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, themeluar më 28 nëntor 2006, në kuadrin e përgjegjshmërisë sociale dhe në përpjekje për të qenë pranë familjeve të varfra, bën thirrje për evidentimin e disa prej tyre për t’u mundësuar lehtësimin sado pak të jetesës.

Nëse ju njihni një familje që jeton në kushte ekstreme varfërie, kudo në territorin e Shqipërisë, na jepni informacionin që keni duke na shkruar në email: [email protected]

Një grup yni do të kryejë verifikim për të njohur qartësisht situatën e tyre ekonomike dhe më pas do të ndihmojë këto familje, me ushqime, veshmbathje dhe sende të tjera jetese.

Kjo është një iniciativë e NOA dhe nuk është një apel për kontribute nga qytetarët apo bizneset dhe organizatat e ndryshme.

Nëse çdokush do të dëshirojë të zgjerojë ndihmën ndaj këtyre familjeve, do t’i jepen adresat e familjeve të varfra për të dërguar direkt kontributet e tyre.

Na ndihmoni të ndihmojmë familjet e varfra!