Transmetuar më 04-08-2017, 16:53

Kryeministri Edi Rama anullon urdhërin e ministrit të Drejtësisë, duke qartësuar se dorëheqjet e krerëve të degëve të Hipotekës nuk mund të refuzohen.

Lajmin bëhet i ditur nga zyra e kreut të qeverisë, ku deklaron se hetimi administrativ i ministrit mund të vazhdojë ndërkohë pa asnjë pengesë.

“Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë”, ka deklaruar zyra e kryeministrit.

Zyra e kryeministrit vijon më tej duke thënë:

“Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod.

Ky kod, sipas zyrës së kryeministrit "përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”./a.k/noa.al/ ​