Transmetuar më 03-08-2017, 22:52

Skuadra e Skënderbeut është kualifikuar për në fazën play-off pasi arriti të mposhtë çekët e Mlada Boleslav falë 11-metërshave.

Koha e rregullt e ndeshjes e luajtur në “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 2-1 për korçaret, ku me të njëjtin rezultat kishin fituar një javë më parë në shtëpi edhe çekët.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-1, në favor të miqve.

Skënderbeu ka reaguar mirë në pjesën e dytë duke shënuar dy golla me anë të Sabien Lilaj dhe Sebino Plakut.

Fati i penalltive i ka buzëqeshur korçareve të cilët triumfuan 4-2, falë pritjeve të portierit Orges Shehi.

Nesër në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për fazën play-off, ku edhe do të përcaktohet se me kë do të luajë Skënderbeu./a.k/noa.al/