Transmetuar më 03-08-2017, 17:48

Talenti shqiptar Keidi Bare, ka shpërblyer besimin e trajnerit Diego Simeone te Atletico Madrid, për minutat e aktivizuara teksa në ndeshjen e fundit ka shënuar një gol të bukur kundër Liverpool-it.

Talenti 19-vjeçar i shpresave të Shqipërisë, u aktivizua që nga minuta e parë në ndeshjen e vlefshme për “Audi Cup”.

Bare u aktivizua deri në minutën e 60’ por u zëvendësua me kokën lart.

Simeone festoi si “i çmendur” pas shënimit të golit nga talenti shqiptar.

Më poshtë mund të shihni golin:/a.k/noa.al/