Transmetuar më 03-08-2017, 15:59

Policia e Elbasanit ka marrë një plan masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “Skënderbeu” Shqipëri dhe “Mlada Boleslav” Çeki.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “Skënderbeu ” – “Mlada Boleslav” e cila do të zhvillohet sot në mbrëmje, në orën 20:00 në Stadiumin Elbasan Arena.

Takimi i parë në Çeki, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Kualifikimi mbetet i hapur deri në përfundim të 90-minutëshit të sotëm.

Rruget që nuk do lejohet kalimi i makinave:

1. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit

2. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i Romëve deri tek Kryqezimi i Tapeteve.

3. Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave” deri tek Ish Konservimi pasi kjo rrugë do të shërbejë edhe për raste emergjente.

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Nga Rrethrrotullimi i luleve”- Posta –Bashkia – Stadium e kthim.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 185 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj dhe FNSH-ja.

Do të planifikohen shërbime shtetsë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Nuk do lejhen sendet e forta ne stadium

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 3 Gusht lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!