Transmetuar më 03-08-2017, 10:06

Parazitët shpesh janë mikroskopike dhe më së shpeshti përhapen përmes ujit dhe ushqimit dhe prekin një pjesë dërmuese të njerëzve në planet. Për t’i rikthyer trupit balancën natyrale duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime organike me veti anti-parazitale.

Duke përfshirë këto 5 ushqime në dietën tuaj, ju e bëni trupin tuaj më pak të prirur për të pritur parazitët e pafund që ekzistojnë.

Hudhra

Ajo mund të jetë ushqimi më i përshtatshëm në këtë listë dhe ka një gamë të gjerë benefitesh shëndetësore. Është veçanërisht e dobishme në parandalimin e krimbave të rrumbullakët.

Qepa

Ato janë të pasura në komponentë squfuri dhe kanë veti anti-parazite. Lëngu i qepëve është shumë efektiv për krimbat intestinalë. Nëse vuani nga parazitët, pini dy lugë çaji lëng qepe në ditë për dy javë.

Vaj kokosi

Nivelet e larta të yndyrnave të ngopura i japin vajit të kokosit aftësinë të eliminojë parazitët intestinalë. Detoksifikon sistemin dhe parandalon zhvillimin e parazitëve.

Ananasi

Ky frut i shijshëm tropikal, ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të disa parazitëve infektues.

Bajamet

Ndihmojnë për të pastruar dhe zvogëlojnë zhvillimin e parazitëve intestinalë. Efektet anti-parazitale të bajameve mund të lidhen me përqendrimin e lartë të acideve yndyrore në to.