Transmetuar më 02-08-2017, 20:37

Gjigandi i automjetit “Mercedes” është duke e lançuar versionin e ri të modelit S-Class gjatë vitit 2018. Ndryshimet e jashtme janë delikate dhe të kufizuara në një grilë të re, drita të rifreskuara LED dhe një parakolp të ri përpara dhe mbrapa.

Brendësia luksoze e veturës merr një palë ekrane të reja në rezolucion të lartë, të cilat janë nën mbulesën e njëjtë prej qelqi.

Në vërehet gjithashtu një timon i ri me kontrolle të prekjes që e bëjnë operimin në sistemin e mençur të veturës më të lehtë.

Versioni benzinë i veturës ka një motor S 450 4Matic 3.0-litërsh me 367 kuaj-fuqi. Sa për versionet me naftë, ka një motor 3.0-litërsh që në rastin e S 350d prodhon 286 kuaj-fuqi. Të gjitha versionet e S-Class përdorin kutinë e shpejtësive automatike ‘9G-Tronic’.