Transmetuar më 31-07-2017, 16:53

Ky është horoskopi për ditën e martë, 1 gusht 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje. 

Dashi 

Konfigurimi i yjeve do e bëjë jetën në çift edhe më të bukur sot. Do kaloni momente të këndshme dhe ambienti do jetë harmonik. Megjithatë mirë do ishte të mos tregoheshit shumë idealisteësepse edhe mund të zhgënjeheni. Beqarët do kenë njohje të reja me persona interesantë. Sektori i financave do jetë i ekuilibruar dhe aspak problematik. 

Demi 

Sot priten ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente emocionuese me partnerin/en dhe do merrni vendime të rëndësishme së bashku. Beqarët nuk duhet të hedhin asnjë hap pa qenë të sigurt se ai person është i duhuri. Mos iu besoni fjalëve të bukura. Financat do jenë kryesisht të mira dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Bëni shpenzimet e nevojshme. 

Binjakët

Ju që jeni në një lidhje nuk do jeni aspak të duruar dhe mund të bëni gabime sot. Kujdes sepse partneri/ja vërtet tregohet përgjithësisht i kuptueshëm, por çdo gjë e ka një kufi. Beqarët nuk do jenë aspak në humor të mire për të filluar aventura kalimtare. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme. 

Gaforrja

Pas një periudhe jo dhe shumë të mirë për jetën në çift, sot do bëni gjithçka që keni në dorë për të krijuar një ambient të ngrohtë. Dozat e komunikimit gjithashtu do shtohen mjaft. Beqarët do e lënë veten të lirë dhe do bëjnë atë që do mendojnë për momentin. Financat do jenë më të mira për personat të cilët kanë bizneset e tyre. 

Luani

Gjatë kësaj dite, ata që janë në një lidhje nuk do kenë as tabu dhe as gjëra të ndaluara. Venusi do iu ndihmojë të tregoheni më të hapur dhe do tentoni risi. Për beqarët do ketë vetëm mundësi për aventura kalimtare, dashuria e madhe ende nuk do mbërrijë. Në planin financiar do negocioni me dikë dhe do kryeni edhe transaksione me rëndësi.

Virgjëresha

Edhe pse mund të keni disa debate me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite, çdo gjë do rregullohet në shtrat. Nuk mund t’i rezistoni dot atij kur ta keni aq pranë. Beqarët, falë ndikimit pozitiv të Hënës do hedhin hapat e para drejt një historie dashurie serioze dhe afatgjate. Sektori i financave duhet pasur në qendër te vëmendjes. 

Peshorja

Do jeni shumë xhelozë për atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe mund të bëni disa skena që nuk do i pëlqejnë partnerit/es. Kujdesuni të mos e lëndoni atë. Për beqarët do jetë një ditë e veçantë gjatë së cilës do ndodhë një takim impresionues. Shfrytëzojeni atë deri në sekondën e fundit. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. 

Akrepi

Jeta juaj në çift do shkojë për mrekulli gjatë kësaj dite. Gjithë gëzimi do reflektohet në të gjitha fushat e tjera të jetës dhe dita do jetë e shkëlqyer. Beqarët nuk do takojnë dashurinë e madhe, megjithatë do kenë mundësi për aventura emocionuese. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Buxheti do rritet ndjeshëm. 

Shigjetari

Dielli do ndikojë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do e bëjë ambientin më harmonik. Priten emocione të forta. Beqarët nga ana tjetër do jenë edhe më të favorizuar në dashuri. Jupiteri do i nxitë të tregohen të hapur ndaj takimeve dhe të shfrytëzojnë çdo propozim që do iu bëhet. Në planin financiar do luftoni fort që jo vetëm ta stabilizoni, por edhe ta përforconi situatën. 

Bricjapi

Falë konfigurimit jo të mirë të Neptunit, ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë e mbushur me probleme dhe debate. Nëse e doni partnerin/en tuaj si më parë bëni gjithçka që ta ndryshoni situatën. Për beqarët do jetë një ditë e mbushur me emocione të mëdha dhe takime interesante. Në planin financiar do keni mundësi të mira për ta stabilizuar situatën.

Ujori

Priten disa probleme të vogla në çift gjatë kësaj dite, kështu që tregohuni më të matur me fjalët. Gjithsesi në fund të ditës situata do përmirësohet. Beqarët do kenë më shumë fat në dashuri dhe ka gjasa ta gjejnë atë që kanë kërkuar prej kohësh. Për shkak të kujdesit që keni treguar kohët e fundit për shpenzimet, sot financat do jenë goxha të mira.

Peshqit

Nëse jeni në çift mos merrni vendime impulsive gjatë kësaj dite sepse shumë shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme të mëdha nuk duhet të ndaheni pikërisht sot. Për beqarët, flirtet dhe aventurat do jenë goxha të kënaqshme. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte në mënyrë që të ruani qëndrueshmërinë. /b.l/noa.al/