Transmetuar më 30-07-2017, 21:57
Publicitet

Dy vëllezër në Kosovë kanë kryer një veprim të turpshëm teksa kanë rrahur babanë e tyre.

Duke mos u mjaftuar me këtë, ata gjithashtu e kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia.

Policia e Kosovës ka vënë në pranga të dy vëllezërit që kanë rrahur babanë e tyre.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 28 korrik rreth orës 20:50 në Malishevë.

Mësohet se babai i dy vëllëzervë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Dy vëllezërit ndodhen në paraburgim./a.k/noa.al/

Loading...