Transmetuar më 30-07-2017, 16:58

Futbollisti i talentuar brazilian Philippe Coutinho, ndodhet një hap larg kalimit te Barcelona.

E përditshmja katalanase Sport.es, njofton se ylli brazilian i ka shprehur dëshirën drejtuesve të Liverpool që të largohet nga klubi anglez për të provuar një eksperiencë të re.

Drejtuesit e klubit anglezë e kanë pranuar marrëveshjen, ndërsa lojtari pritet t’i kushtojë Barcelonës, 80 milionë euro.

Për braziliain ka pasur interesim edhe nga klubi francez Paris Saint Germain.

Ditët në vazhdim do të vendosin gjithçka në lidhje me këtë kalim./a.k/noa.al/