Transmetuar më 28-07-2017, 21:09
Publicitet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, pas mesnatës në Kosovë.

Gjatë aksidentit në rrethin në hyrje të Prishtinës, nga ana e Mitrovicës, humbën jetën 4 persona, që të gjithë anëtarë të një familjeje.

Që të katër anëtarët e familjes Alidemaj humbën jetën pasi thyen barrierat e sigurisë, dhe ranë disa metra poshtë, me makinë njofton Klan Kosova.

Udhëtari i pestë që ndodhej në makinë, 17-vjeçari Q. Alidemaj, është i vetmi që ka mundur t’i shpëtojë aksidentit të tmerrshëm. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por të qendrueshme.

Anëtarët e familjes Alidemaj besohet se po ktheheshin nga Mitrovica, ku ishin në një dasmë.

Sipas Klan Kosova, makina e tyre po lëvizte me shpejtësi të lartë, deri 20 km në orë, edhe para se t’i afrohej rrethit, ndonëse një patrullë policore, rrugës, nuk e kishte ndalur atë.

Ende nuk është sqaruar se përse “Audi” i zi nuk e uli shpejtësinë kur u afrua te vendi i kobshëm.