Transmetuar më 28-07-2017, 08:33

Disa zona në Tiranë dhe periferi, do të vuajnë sot mungesën e energjisë elektrike për shkak të punimeve të OSHEE-së.

Operatori njofton qytetarët se energjia do të ndërpritet për disa orë, për shkak të punimeve që po bëhen në montimin e kabinave me telekomandë, si dhe vendosje e rrjetit të ri 20 kV.

 Kabinat ku do të punhet dhe zonat pa energji: 

Do të punohet në kabinën “Sami frasheri 2” dhe për këtë arsye, do të stakohet energjia nga ora 9.00 deri në 14 .00.

Zona pa energji: pjesërisht rruga “Sami Frashëri”

Kabinën “Xibraku”, nga ora 09.00 deri në 11.00, dhe zonat që mbeten pa energji gjatë këtij intervali janë.

Gjithashtu në kuadër të planit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë në furnizim, do të kryhet remont në fiderin e Rinasit dhe zonat që mbeten pa energji janë fshati Rinas dhe rethinat, Gjec Fushe dhe Nikel, Laknas dhe nje pjesë e zonës së Domjes, nga ora 9:30 deri ne 13:00. /k.k/noa.al/