Transmetuar më 27-07-2017, 23:52

Një grua në Britaninë e Madhe i pikëlluar të gjithë me atë që ka treguar për mediat vendase.

Hebden Bridge, 43-vjeçare, fatkeqësisht ka mbetur e paralizuar për gjithë jetën për shkak të një gabimi gjatë lindjes, teksa ka sjellë në jetë fëmijën e dytë.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2007, ndërsa 43-vjeçarja shprehet e frikësuar se bashkëshorti i saj mund ta lërë për shkak se e ka të pamundur jetën e saj seksuale, shkruan “Mirror”.

“Nuk bëj dot më seks me burrin tim. Kam frikë se ai do më lërë sepse ia kam ndaluar marrëdhëniet me femrat e tjera",- ka thënë ajo.

Në lidhje me atë që i ka ndodhur, gruaja ka vendosur të denoncojë mjekët e spitalit ku kreu lindjen dhe ndodhi gabimi i parekuperueshëm, në West Yorkshire./a.k/noa.al/