Transmetuar më 27-07-2017, 20:21

Pas deklarateve të kryeministrit Rama ku i kërkonte dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shprehet se  “Rama e di mirë kush janë drejtorët e hipotekave, pasi ai i ka emëruar vetë duke i shërbyer pushtetit të kryeministrit”.

“Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: siç bëri me Çyrben e Hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq”, shprehet Basha.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Edi Rama e ka ditur mirë dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.

Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq.

Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bërë deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh që nuk i ha askush”. /a.k/noa.al/