Transmetuar më 27-07-2017, 19:59

Xhirimet e filmit “The Pact”, për pak sa nuk i kanë kushtuar jetën protagonistit të këtij prodhimi, Ike Barinholtz.

Ky i fundit ka thyer qafën teksa po xhironte në momentin e një hedhjeje nga një lartësi e konsiderueshme.

Sipas revistës “People”, aktori ka thyer 2 vertebre në qafë dhe i duhet të pajiset me një mbajtëse qafe gjatë filmimit të “Mindy Project”.

“Ishte e frikshme por fatmirësisht kam pasur mjekë të mrekullueshëm që më ndihmuan në kurimin tim”, ka thënë aktori gjatë deklaratës së tij./a.k/noa.al/