Transmetuar më 27-07-2017, 18:35

Ju e dini çfarë heq përpara periodave: luhatje humori, uri e pandalshme, nervozitet i pashpjegueshëm.

Por, pavarësisht sherreve pa arsye me të dashurin, ka një anë pozitive: në 7-10 ditët përpara periodave, gruaja bëhet më tërheqëse.

Sipas një studimi të Universitetit të Oxford-it, ndryshimet hormonale nga cikli menstrual e bëjnë gruan shkencërisht më të…puthshme! Kështu siç e lexuat. Mund të mos jesh e respektueshme, e sjellshme, por je shumë më shumë pasionante.

Një tjetër studim nga Universiteti i New Castle-it tregon se edhe fytyra e gruas ndryshon gjatë fazës së ovulimit. Bëhet më simetrike, sytë më të ndritshëm, buzët fryhen, po ashtu edhe gjoksi, duke u bërë kështu më tërheqëse për sytë e gjinisë tjetër.

E kishit vënë re, apo jo? Të gjithë kthejnë kokën t’ju shohin kur jeni përpara "atyre" dhe tani e dini përse.