Transmetuar më 27-07-2017, 17:42

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim në ambientet e presidencës ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ambasadori Lu i është drejtuar zyrës së Presidentit rreth orës 17:00 dhe ende vijon të qëndrojë aty.

Takimi vjen tre ditë pasi Meta mori detyrën e Presidentit.

Ndërsa, jashtë Presidencës shikohen të parkuara dhe automjetet e tyre.

Ndërsa kujtojmë se ambasadori Lu, ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e betimit të Metës si President me 24 korrik. /b.l/noa.al/