Transmetuar më 27-07-2017, 16:47

Këngëtarja bukuroshe Dua Lipa është fotografuar nga i madhi Mario Testino.

Fotografi, i cili ka bashkëpunuar me revista si Vogue, V Magazine, Vanity Fair apo GQ; arriti të zhveshë më në fund këngëtaren me origjinë shqiptare.

Dua Lipa, ashtu si Testino kanë postuar foton ku ajo pozon e zhveshur në rrjetet e tyre sociale.

“Shumë e nderuar. Faleminderit Mario Testino që më bëre pjesë të ‘towel series. Të dua”, shkruan këngëtarja e hitit ‘New Rules’.

Dua shfaqet me flokët e mbledhura me peshqir, ashtu siç dikur është fotografuar Naomi Kambell, apo Bella Hadid.