Transmetuar më 27-07-2017, 16:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park lojërash në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm në ato momente janë përfshirë nga paniku.

Një person është vrarë dhe tre të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën pasi një nga lojërat që ato kishin hipur u prish teksa ata ndodheshin në ajër duke u lëkundur.

Viktimë mbeti një 18 vjeçar i cili u vra pasi u përplas me forcë në tokë. Një nga fëmijët e tjerë të plagosur është nën moshën 13 vjeçare.

Një video e publikuar në internet tregon momentin e tragjedisë kur një pjesë e kabinës së lojës të quajtur "Topi i zjarrit" u shkëput dhe u përplas në tokë. Policia do të hetojë shkaqet e këtij aksidenti fatal. /b.l/noa.al/