Transmetuar më 27-07-2017, 14:23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në qytetin e Elbasanit, ku një adoleshent është dërguar pa shenja jete në spital nga prindërit e tij.

Gjatë ditës së djeshme në spitalin e Elbasanit është dërguar nga familjarët e tij i vdekur 17 vjecari M.B., banues në fshatin Katund i Ri.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune në trupin e të riut.

Sipas mjekëve mendohet se vdekja e 17 vjeçarit të ketë ardhur për shkaqe natyrale (hemoragji celebrale).

Lidhur me rastin materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/