Transmetuar më 27-07-2017, 10:43

Një person është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është ai autori i vënies së një zjarri që dogji 10 dynym tokë me pisha e shkurre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim 55-vjeçarin N.M, banues në njësinë administrative Maqellarë-Dibër. 

Më datë 10.07.2017, në fshatin Kërçisht i poshtëm, të Njësisë Administrative Maqellarë në vendin e quajtur "Krasta e Bogdanit" është djegur një sipërfaqe toke prej 10 dynym. 

Në përfundim të veprimeve të kryera, rezulton se shtetasi N.M, dyshohet se është autori i zjarrvënies në lidhje me ngjarjen e ndodhur, sqaron policia.

Zjarret e javëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje dhe kullota. /k.k/noa.al/