Transmetuar më 27-07-2017, 10:11

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në Larisa të Greqisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në shkaqe ende të mbetura mister.

Personat që kanë humbur jetën janë pronari i avionit dhe piloti.

Mësohet se mjeti fluturues ka qenë i përshtatshëm vetëm për dy persona në bord.

Avioni ishte përcaktuar që të ulej në orën 20:30 në aeroportin e Terpsitheas, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Alarmi për zhdukjen e tij u dha rreth orës 21:00 me kohën lokal.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës.

Sakaq, mbeten mister shkaqet e rrëzimit të avionit. /k.k/noa.al/