Transmetuar më 27-07-2017, 09:46

Vatikani ka nisur të mbyllë shatërvanet e tij të famshme, për shkak të thatësirave në shumë pjesë të Italisë.

Radio Vatikani tha se ky hap është në përputhje me mësimet e Papa Françeskut për mjedisin.

Papa ka theksuar frikën e tij ekologjike në një enciklikë të vitit 2015, e cila nxjerr në pah rëndësinë e ujit të pijshëm të pastër.

Thatësira e tejzgjatur ka goditur dy të tretat e tokës bujqësore në Itali, ndërsa bujqësisë atje i ka kushtuar rreth 2 miliardë dollarë.

Vatikani ka rreth 100 shatërvanë dhe të gjithë po mbyllen.  "Me aq sa dimë – së paku në kujtesën tonë – kjo është hera e parë që i mbyllim shatërvanet", tha për agjencinë Reuters zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.

Ai tha se Vatikani po tregon solidaritet me Romën gjatë krizës.

Kjo pranverë ka qenë pranvera e tretë më e thatë në Itali në 60 vjet.