Transmetuar më 27-07-2017, 09:40

Shqiptarët bëhen sërish protagonistë të rasteve të trafikut dhe shitjes së drogës.

Dy të dyshuar janë arrestuar në Itali, pas një kontrolli të Guardia di Finanzës, ku u sekuestruan 11.5 kg heroinë.

Mes të arrestuarve është edhe një italian, raporton noa.al, duke cituar burime policore italiane të cilat thanë se të dyshuarit u prangosën në Foggia.

Konfirmohet se janë arrestuar shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç.

Ndërsa italiani është identifikuar me emrin Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo.

Gjithçka ndodhi në një postbllok të ngritur në autostradën mes Foggias dhe San Severo, ku ata ishin takuar bashkë.

Në automjetin e 40-vjeçarit Tusha, u gjet një çantë shpine në të cilën ishin fshehur 11.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Droga ishte e vendosur në pako të ndryshme.

Policia tha se po vijojnë hetimet dhe kontrollet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë grup. /k.k/noa.al/