Transmetuar më 27-07-2017, 09:37

Çdo mjet që hyn në parkun e monumentit natyror të Syrit të kaltër duhet të paguajë 200 lekë.

Qindra e qindra mjete (shumica të huaj) paguajnë, pastaj përshkojnë rreth 1.5 km rrugë dhish.

Pluhur, gropa dhe parkimi në pikën e magjishme është i rrëmujshëm si tregu i gjësë së gjallë.

Të vjen turp nga gjithë ata të huaj që duhet të kalojnë aty.

Dhe mbi të gjitha, ku shkojnë paratë, është pyetja që shtron gazetari Blendi Salaj i cili publikoi dhe videon e mëposhtme?!