Transmetuar më 27-07-2017, 09:17

Martin Shkreli është shqiptari që mori shumë kritika në SHBA, pas rritjes së çmimit të një ilaçi, ndërsa tani ndodhet në proces gjyqësor, i akuzuar për mashtrim.

Ai e çoi çmimin në 750 dollarë, nga 13.50 që ishte më parë, për një bar kundër kancerit. Për këtë arsye, ai është cilësuar si njeriu më i urryer në Amerikë.

Në fshatin e tij, nga ku e ka marrë mbiemrin, kjo ka sjell krenari dhe turp, shkruan në një reportazh të gjatë “Reuters” për fshatin e lindjes së tij.

Në fshatin e lindjes, në Shkrel, janë të ndarë në dysh rreth tij. Ai akuzohet për rritjen e çmimet e një bari shërues për rreth 5 mijë për qind, dhe tani është në gjykim për mashtrim në New York.

Martin Shkreli është lindur dhe rritur në Brooklyn. /k.k/noa.al/