Transmetuar më 27-07-2017, 08:46

Një person është proceduar në gjendje të lirë pasi u vërtetua se kishte prerë dru në mënyrë të paligjshme.

Policia vendore e Dibrës, njofton se 37-vjeçari me inicialet H.L, banues në Selishtë të Dibrës, është kapur duke transportuar 6 metër kub  lëndë drusore me  automjetin kamion, tip "IFA".

Gjatë kontrolleve, rezultoi se gjithçka ishte kryer jashtë çdo procedure të rregullt ligjore.

Në sajë të operacionit të koduar “Roja e Gjelbër”, u bë e mundur sekuestrimi i materialeve drusore, dhe i automjetit që transportonte ngarkesën.

Po ashtu, materialet  do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër,  për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”. /k.k/noa.al/