Transmetuar më 27-07-2017, 08:27

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka dhënë të tjera detaje lidhur me kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj për shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të Pukës, Peshkopisë dhe Gramshit.

Rebani Jaupi u intervistua nga tv News24 dhe tha se 3 shefat e komisariateve nuk u shkarkuan pasi pas verifikimeve të kryera rezultonte se ata nuk kishin bërë asnjë shkelje.

“Ministri ishte në kontakt edhe me politikan të ndryshëm dhe shqetësimet ia përcillnin ata. Në tre rastet ia kemi përcjellë në mënyrë të saktë dhe kemi verifikuar të vërteta nuk qëndronte ashtu si ata që i thoshin ministrit, por situata ishte ndryshe”, – tha z.Jaupi.

“Ne bëmë verifikimet në Drejtorinë e Standardeve ku drejtori Haki Çako i angazhoi në mënyrë të menjëhershme dhe problematikat ishin të ndryshme nga ato që ishte informacioni”, – vijoi ai.

Kurse shtoi: “Nuk mund të shkarkojmë njerëz pa përgjegjësi”.