Transmetuar më 26-07-2017, 22:19

Kohëve të fundit Fjolla Morina është shkëputur disi nga vëmendja e medias dhe mesa duket jo më kot.

Ditën e sotme ajo ka dhënë një intervistë për gazetaren Olsa Muhameti në “Edicionin Veror” në Abc News. 

Mes shumë pyetjesh pikante, Fjolla është pyetur nga Olsa për gjendjen e saj sentimentale dhe këngëtarja nuk ka ngurruar aspak të tregojë se për momentin është vetëm.“Jam e vetme sepse tani është më mirë të rri vetëm”, ka thënë fillimisht Fjolla.

Por  gazetarja ka vazhduar ta ngacmojë duke e pyetur nëse është zhgënjyer nga dashuria dhe këngëtarja është përgjigjur: “E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty”.

Më tej ajo ka pohuar se ka humbur personin e saj të zemrës pasi ai nuk jeton më. Nisur nga kjo rikujtojmë se pak kohë më parë u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth dhe mendojmë se në këtë intervistë ajo ka folur pikërisht për këtë.