Transmetuar më 26-07-2017, 21:41

Këngëtarja e njohur Orinda Huta dhe modetaratori Turjan Hyska do i japin fund beqarisë më 27 korrik. Çifti simpatik do e organizojë dasmën në një ambient të hapur në periferi të Tiranës.

Ftesat e dasmës kanë bërë jo pak bujë në media, pasi vetëm nëse i skanoje mund të lexoje përmbajtjen e tyre. Por përpos dasmës, edhe muaji i mjaltit ka rëndësinë e tij.

Dyshja e njohur kanë vendosur që muaji i tyre i mjaltit të zgjasë plot 25 ditë.

Për Living, Turi është shprehur se pikënisja e tyre do të jetë Amsterdami, për të shkuar më pas drejt aventurave që Tajlanda sjell.

Përpara se të kthehen në Shqipëri, çifti do e bëjë ndalesën e fundit në Turqi. Bukur apo jo? /b.l/noa.al/