Transmetuar më 26-07-2017, 19:52

Këshilltari i Partisë Demokratike në bashki, Leonard Olii në një deklaratë për mediat kërkoi largimin e këshilltarëve të pranishëm në këshillin bashkiak ku pritet të votohet për rritjen e çmimit të ujit.

Ai bëri thirrje që Lëvizja Socialiste për Integrim të distancohet nga qëndrimet që sipas tij vjedhin qytetarin e Tiranës.

"Në këtë moment ne e dimë shumë mirë se me çfarë disipline funksionon LSI. Do të duhet patjetër që LSI të distancohet nga këto qëndrime që po plotësojnë pasionin dhe guximin e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarin.

Nëse LSI është në lartësinë e opozitës ballorë që ka treguar le ta dëshmojë sot. Do të jetë pazar i vjetër në ditë të reja i LSI-së. 

Le ti themi gjërat hapur nëse do ketë një forcë politike më shumë përgjegjëse së Veliaj për kalimin e këtij akti të shëmtuar ajo do të jetë LSI.

Ajo po vijon të shërbejë si patericë, për momentin me Erion Veliajn dhe më pas me pazaret qe do t’u ofrohen në parlament", tha Olli.