Transmetuar më 26-07-2017, 17:39

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Ksamil, teksa kishte shkuar me familjen për të pushuar.

Sipas policisë, kryefamiljari me inicialet A. T., 45 vjeç, është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë rrugës kur familjarët po e dërgonin në spital.

Nga informacionet paraprake, mësohet se A. T., ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

“Më datë 26.07.2017, në Ksamil, në një banesë-plazhi, është sëmurur dhe ka vdekur duke u transportuar për në spital i shoqëruar nga familjarët, shtetasi A.T, vjeç 45, banues në Patos Fier", – tha zyrtarisht Policia.

"Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e saj lidhur me ngjarjen policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/