Poleni mblidhet nga bletët me këmbët e tyre, në të cilat ato kanë disa gropëza të vogla, si xhepa. Ky polen është pluhur mikroskopik që bletët e mbledhin nga lulet dhe përzihet me mjaltin e bletëve për t’u transportuar me pas tek foleja. Poleni rekomandohet të përdoret për vonesat në zhvillimin e fëmijëve. Për ketë nevojitën 5-10 gramë polen në ditë, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Në infeksionet e mushkërive poleni ndihmon në parandalimin e viruseve dhe infeksioneve të mushkërive. Konsumohet në kura prej një muaji, me 10-30 gramë në ditë. Gjatë një viti mund të bëhen 2-3 kura.
Problemet e riprodhimit tek meshkujt
Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre. Këshillohet të përdoret sepse parandalon impotencën tek meshkujt (impotencë e shkaktuar nga mosha), ndihmon në raste stresi, mungesë në ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumësi etj.
Menopauza e parakohshme
Poleni përmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues për acarimet e dukshme që shfaqen gjatë kësaj faze. Konsumohet në kura prej 28 ditësh, me 12 ditë pushim midis kurave, minimumi 4 kura në vit. Kjo gjë këshillohet edhe për meshkujt, sepse ndihmon në andropauze (menopauza e meshkujve).
Alzheimer, këshillohen 3-4 kura në vit, nga një muaj secila, me 10-20 grame në ditë. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar çdo ditë polen. Gjithashtu, ai ndihmon në rregullimin e funksionimit të tubit tretës dhe përmirësimin e hemorroideve dhe sëmundjeve të venave. Përmbajtja e lartë e vitaminave, enzimave, ndihmon në stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura në vit, secila nga një muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretës, rregullon punën dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet të përdoret edhe në raste diarreje, ose infeksione të tubit tretës. Kura për ketë është e shkurtër, 7-14 ditë, një luge e vogël para ushqimit.
Reumatizma
Përveç trajtimit të gjatë të shoqëruar me ushqim të pasur në fruta dhe perime për ketë sëmundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditë secila. Rezultate shumë të mira kuruese poleni ka dhënë si në formën kronike edhe akutë të adenomit të prostatës.
Kanceri në mitër dhe në gjoks
Përmirëson simptoma dhe forcon imunitetin. Këshillohet të përdoret 10-20 grame në ditë. Në këto 10 vitet e fundit është rritur numri i personave që kanë alergji nga poleni. Për ketë arsye konsumimi i tij duhet bërë me kujdes, në sasi të vogla (për here të parë një maje thike). Kjo sasi e vogël përdoret për disa ditë për të parë nëse ekziston alergji.