Transmetuar më 26-07-2017, 15:44

Një tjetër i  burgosur ka thyer lejen shpërblyese dhe nuk është kthyer më në burgun e Drenovës.

Bëhet fjalë për të dënuarin, Detar Lipo.

Personi në fjalë i cili nuk është kthyer në ambientet e burgut duhej të vuante 4 vite burg për plagosje të rëndë.

Pas përfundimit të lejes, Lipo nuk është kthyer më në vendin e vuajtjes së dënimit.

Detar Lipo, 45 vjeç, banues në fshatin Leshnicë të Korçës, i dënuar me 4 vite burg u depërtua para një viti e gjysmë, më 27 janar 2016, nga Hungaria.

Lipo është dënuar nga gjykata me 4 vite burg për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa ishte shpallur në kërkim para se të kapej në Hungari.

Ngjarja ka ndodhur më 20 korrik 2008, në qytetin e Pogradecit, ku Detar Lipo, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë shtetasin TH.B. 

Dy ditë më parë ishte Denis Radici që nuk u kthye në burg duke thyer lejen shpërblyese. /b.l/noa.al/