Transmetuar më 26-07-2017, 14:37

Publikohen emrat e përfituesve të kredive të buta nga Bashkia e Tiranës. Komisioni i Strehimit pranë Bashkisë së kryeqytetit, ka caktuar emrat e familjarëve që përfitojnë kredi të butë.

Bëhet fjalë për 977 banorë të Tiranës, të cilët kanë plotësuar të gjitha kushtet për t’u përzgjedhur nga lista me 2257 aplikantë.

Por në relacionin shoqërues, vetëm gjysma prej tyre, 1165, thuhet të kenë dorëzuar dokumentacionin e plotë, ndonëse jo plotësisht të saktë.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një udhëzim të dytë për pjesë tjetër.

Emrat i gjeni të rendira në fotot e bashkangjitura.