Transmetuar më 26-07-2017, 13:44

Mos këmbëngulni më tej- Pasi e keni shpjeguar pikëpamjen tuaj lidhur me një argument mos këmbëngulni më tej. Gjatë një sherri edhe momentet e heshtjes kanë peshën e tyre. Gjatë këtyre momenteve mundohuni të reflektoni mbi çfarë keni thënë.

Mos u fiksoni pas motivit të debatit- Debati është një aktivitet i lodhshëm, mos u fiksoni tepër. Më mirë gjeni një zgjidhje dhe kushtojani gjithë energjitë këtij qëllimi.

Mos u ktheni në të shkuarën- Nëse po ziheni për një motiv ndalo aty, pa u kthyer tek e shkuara. Në të kundërt do të stresoheni më shumë dhe do e çoni drejt shkatërrimit raportin në çift.

Mos ktheni kurrizin papritur– Kthimi i kurrizit dhe largimi i menjëhershëm lë një shije shumë të rëndë, dhe e nxeh më tej situatën. Nëse ndjen nevojën të largohesh, duro pak dhe ngrihu, por pasi ti kesh thirrur ndërgjegjes tënde. Nëse largohesh menjëherë, situata nuk është nën kontroll.

Shprehi emocionet te tua, por me takt– Nëse po nxjerr “tym nga veshtë” dhe ndjen nevojën për të shpërthyer, bëj kujdes ndaj partnerit. Mundohu të gjesh një vend të mënjanuar, në shtëpi më mirë dhe foli me takt, në vend të një ulërime, shkruan noa.al.

Mos kërkoni ndjesë– Nëse jeni ende në tension, nuk është akoma momenti për të kërkuar ndjesë. Prisni më mirë, kur të jeni sërish të qetë. Kur sherri përfundon, lihet një shije e hidhur, ndaj nuk është ai momenti për t’u shprehur.

Mos hiqni dorë nga e vërteta– Heshtja për hir të paqes është një strategji e shkurtër. Nuk duhet hequr dorë nga e vërteta, pasi vetëm në atë mënyrë mund të jemi të lumtur. E rëndësishme është që t’i shprehim ndjenjat me respekt dhe maturi ndaj tjetrit.

Lërini mënjanë ndjenjat e dyjëzuara– Është e kotë të sulmoni tjetrin me fraza që rrezikojnë të degjenerojnë në ofendime dhe keqkuptime. Më mirë hapini letrat në tavolinë qartë dhe thjeshtë.

Mos përdorni seksin– Të bërit dashuri është sikur i dhuroni veten tjetrin. Më mirë ndaluni dhe reflektoni. Intimitetin rigjejeni pasi të keni kthyer qetësinë mes jush.

Mos u mërzisni, të gjithë zihen- Të gjithë zihen, dhe nuk është një shenjë e një raporti të keq. Zënkat janë pjesë e jetës, e rëndësishme është të dini si të përballoni, pa u përfshirë nga ankthi. Çiftet që nuk zihen kurrë, ose që nuk zihen më shpesh arrijnë në indiferencë totale, e cila është një e keqe e madhe. Zënkat kanë një qëllim në vetvete dhe mund të kenë anën e tyre të mirë. /a.y/noa.al