Transmetuar më 26-07-2017, 13:12

Përdhunohet, vritet dhe më tej bëhet copa me thika, me urdhër të familjarëve të saj, të cilët nuk pranonin lidhjen që kishte krijuar me bashkëpunëtorët.

Kështu gjeti vdekjen një 19-vjeçare britanike Celine Dookhran, një vajzë me origjinë indiane e lindur në Britaninë e Madhe.

Vajza u rrëmbye gjatë një sulmi në shtëpi, ku bashkë me një shoqen e saj, u hipën në një makinë, duke u çuar në një banesë të braktisur në jugperëndim të Londrës.  

Aty ajo u përdhunua së bashku me një vajzë tjetër, para se të therej me thikë në fyt.

Zbulimi makabër u bë të mërkurën e kaluar, pasi shoqja e Celine, e cila mendohej se kishte vdekur, ashtu e plagosur arriti të lajmërojë policinë.

Pas kësaj u arrestua 33-vjeçari Mujahid Arshid, i akuzuar për vrasje, rrëmbimin dhe përdhunimin e 19-vjeçares dhe përdhunimin dhe plagosjen e shoqes së saj.

Bashkë me të në pranga përfundoi edhe 28-vjeçari Vincent Tappu, i akuzuar për rrëmbimin e dy vajzave.

Nga hetimet rezultoi se gjithçka kishte ndodhur me urdhër të familjarëve, shkruan noa.al. Kjo pasi Celine Dookhran ishte lidhur me një djalë myslimanë arab, ndërkohë që familja e saj ishte myslimane indiane. Lidhjen e vajzës ata e cilësuan si çnderim, duke organizuar krimin makabër. /a.y/noa.al