Transmetuar më 26-07-2017, 13:00

Atë që tha në mbledhjen me dyer të mbyllura me deputetët, Lulzim Basha e konfirmoi edhe në një komunikim me median. 

Kërkesa që pati për të zgjedhurit demokratë, ishte nisja e një turi takimesh në të gjithë vendin, ndërsa paralajmëroi një opozitë të fortë.

“Do të bëjmë një opozitë të fortë, që nis nga kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit. Vijon me denoncimin, e kështu me radhë. Sipas të dhënave zyrtare, në qershor dhe korrik, 20 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi”, tha z. Basha

Ai pati një ftesë të hapur për partitë e tjera, të cilat tha se nëse duan të bëjnë opozitë, të bashkohen me PD-në.  

“Opozita jonë do të jetë një opozitë që buron nga hallet e njerëzve, që propozon zgjidhjet që do të marrin jetë me ne. Mirëpresim këdo që është gati që të bëjë opozitë, jo pazar opozitë. Ftesa është për këdo. Opozitën dhe alternativën PD i ka sot misionin kryesor”, tha Basha, duke lënë të kuptohet se ftesa është edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

I pyetur për largimin e ministrave teknikë, kryedemokrati tha se në përfundim të përpilimit të raporteve përktësve, ata e kanë informuar se kanë përgatitur dorëheqjen. /k.k/noa.al/