Transmetuar më 26-07-2017, 12:29

Kërcënohet një vajzë në Berat, i merret një shumë e konsiderueshme parash

Një vajzë e re nën kërcënim dhe presion është grabitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, e martë në qytetin e Beratit.

Nga Seksioni për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, filloi procedimi penal dhe u shpall në kërkim A.M., 29 vjeç, banues në Berat.

Ndaj tij ka bërë kallëzim F.V., 22 vjeçe, banuese në Berat.

Ajo ka thënë se 29-vjeçari A.M., nëpërmjet kërcënimit, i ka marrë 5000 pound britanikë dhe 318 lekë të reja.

Për shkak se çështja është ende nën hetim, detajet janë ende të paqarta.

Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. /a.y/noa.al