Transmetuar më 26-07-2017, 10:11

Ish-konkurrenti i Big Brother është dënuar me tetë muaj burg. Bëhet fjalë për ish-konkurrentin e Big Brother në Itali, i njohur si “Grande Fratello”, i cili është shpallur fajtor për dhunë ndaj së ëmës dhe agjentëve të policisë.

Ishte nëna e tij ajo që lajmëroi policinë, pas një sherri të ashpër mes tyre, ku e kishte dhunuar.

Policia e Treviglio në Itali, e arrestoi të riun më 30 qershor, por Kiran nisi të qëllojë dhe karabinierët, duke u shkaktuar lëndime trupore, shkruan noa.al.

Kiran Maccali është indian i adoptuar nga një familje italiane. Ai ishte birësuar qysh tre muajsh dhe në momentin e pjesëmarrjes në Grande Fratello, jetonte ende me prindërit e tij birësues, babanë pensionist dhe nënën shtëpiake.

Gjatë gjithë reality show ai ishte etiketuar si një njeri pozitiv dhe paqësor.

Ai tregoi se kishte nisur të punonte qysh 18 vjeç dhe thoshte se motoja e tij ishte punë, punë, punë. /a.y/noa.al