Transmetuar më 26-07-2017, 08:55

Për herë të parë kafshimi i një maceje, rezulton të jetë fatal. Një rast dramatik dhe i pazakontë.

Një grua 51-vjeçare japoneze humbi jetën një vit më parë, për shkak të një virusi i cili mund t’i jetë transmetuar nga kafshimi i një maceje rruge.

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë këtë të hënë doli me deklaratë, duke konfirmuar se bëhet fjalë për rastin e parë të dokumentuar të kalimit të virusit nga një mace tek njeriu.

Mësohet se gruaja kishte ndihmuar një mace të sëmurë e cila e kishte kafshuar.

Por pas dhjetë ditësh ajo vdiq prej Sfts (Severe fever with thrombocytopenia syndrome), një sindromë e shkaktuar nga një virus i transmetuar kryesisht nga mushkonjat, shkruan noa.al.

Por gruaja nuk kishte asnjë pickim mushkonje dhe sipas mjekëve, sëmundja u transmetua nëpërmjet maces. /a.y/noa.al