Transmetuar më 26-07-2017, 08:00

Një vajzë e re përjetoi torturë dhe traumë të vërtetë, e përdhunuar nga katër meshkuj.

Më konkretisht katër adoleshentë u arrestuan nga policia braziliane, të dyshuar se kanë përdhunuar në grup një vajzë 13-vjeçare në një shkollë të Bom Jesus do Itabapoana, në periferi të Rio de Janeiro.

Hetuesit pretendojnë se në përdhunim morën pjesë së paku 14 djem, me moshë nga 13 deri në 16 vjeç.

Mësohet se në mesin e tyre ishte edhe i dashuri i viktimës. Ngjarja shokuese ndodhi të shtunën që lamë pas, ndërkohë që për të zbuluar më shumë, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al