Transmetuar më 25-07-2017, 18:58

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është në radarin e mjaft klubeve të mëdha Europiane. 

Mediat italiane bëjnë të ditur se pas interesimit të Bayern Munchen dhe Chelsea, edhe Juventus është në gjurmët e Hysajt. 

Bardhezinjtë kanë qenë të gatshëm për të nisur një bisedë rreth transferimit të mundshëm të Hysajt në Torino, mirëpo entuziazmin e ka ulur menjëherë përfaqësuesi i napolitanëve.

“Hysaj nuk preket!”, ka qenë një ultimatum i drejtuesve të Napolit që duket se gjen fillesa te vetë presidenti i skuadrës.

Ai ishte i gatshëm të vendoste një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e Hysajt, duke treguar qartë se është një futbollist tek i cili pritshmëritë janë shumë të larta.