Transmetuar më 25-07-2017, 18:19

I nxehti i verës sjell gjithmonë me vete ndonjë flirt ose ndonjë dashuri. Në kohën e pushimeve propabiliteti për të pasur takime të reja shumëfishohet dhe në qoftë se në disa raste bëhet fjalë vetëm për aventura kalimtare, në rastet e tjera lindin dashuri të reja plot ndjenja. Sipas shenjës suaj të Zodiakut, horoskopi na tregon me cilat shenja të tjera, në dy muajt e ardhshëm, do të keni më shumë mundësi për të pasur ndonjë shkëndijë dashurie dhe pasioni. Le të mbështetemi tek romanca dhe magjia e yjeve.

Dashi

Vera zgjon gjithmonë tek ju shpirtrat tuaj të nxehtë, por do të jetë e vështirë që të jenë në lartësinë e pranverës që keni kaluar. Në muajin korrik sigurisht nuk do të mungojnë aventura të reja kalimtare. Në gusht, me kalimin e Venusit tek Gaforrja mund të ndiheni pak intolerant. Pastaj Venusi do të mendojë për Luanin që të sjellë ekuilibër dhe pasion tek çiftet në krizë. Për ata që janë single, fundi i verës do të shënojë fillimin e një historie shumë intensive. Përputhshmëria: Luani me Peshoren.

Demi

Juve aventurat pa vazhdimësi nuk iu kanë interesuar kurrë dhe keni përshtypjen që në verë askush nuk do të impenjohet apo të marrë seriozisht një histori. Ju jeni shumë largpamës. Pavarësisht se rastet kalimtare mund të jenë të shumta, të paktën deri nga fundi i verës, Venusi do të hyjë tek Luani. Arma juaj është durimi dhe derisa të keni dashuri me A të madhe, jeni të gatshëm të prisni fundin e verës. Përputhshmëria: Virgjëresha me Dashin.

Binjakët

Nuk mund të jetoni pa aventura e flirt. Me Venusin e shenjës suaj, korriku sigurisht do t’iu japë kënaqësi të mëdha në këtë kuptim. Por e reja e kësaj vere është që Saturni do që të merrni angazhime dhe përgjegjësi të reja. Kështu që mos ia mbathni në qoftë se dikush do të thellojë njohjen tuaj pas ndonjë puthjeje pasionante nën yje. Nga shtatori mund të pengohet ndonjë bashkëjetesë e mundshme. Përputhshmëria: Shigjetari me Virgjëreshën.

Gaforrja

Ndoshta korriku nuk do të jetë një muaj i pasur për sa i përket dashurive dhe aventurave, por sigurisht do të filloni të ndjeni një liri të re. Gushti ndërkohë do të jetë një muaj në lartësinë e pritjeve tuaja. Edhe në qoftë se jeni çift, edhe në qoftë se jeni duke kërkuar shpirtin tuaj binjak, romanticiteti do të jetë pjesë e jetës tuaj. Kujtimi i ëmbëlsisë së një puthjeje në det do t’iu shoqërojë për një kohë të gjatë. Edhe aventurat janë të destinuara të zgjasin. Përputhshmëria: Akrepi me Ujorin.

Luani

Vera është padyshim stina juaj, por këtë vit periudha më entuziaste mund të vijë nga fundi. Korriku, në fakt do të jetë i karakterizuar kryesisht me dashuri dhe miqësi të paqarta. Me Venusin tek Gaforrja, ju mund të jeni të tërhequr ndaj asaj që është e ndaluar: histori klandestine. Vetëm me Venusin tek Luani, pasioni juaj mund të shkëlqejë në dritën e diellit e me mbështetjen e Saturnit t’u japësh jetë historive të rëndësishme që zgjasin në kohë. Përputhshmëria: Bricjapi me Akrepin.

Virgjëresha

Nuk jeni shumë të lumtur sesi ka filluar vera juaj. Venusi tek Binjakët mundësisht u ka lënë pak hapësirë çështjeve të zemrës, edhe kush është në çift mund të gjendet në vorbullën e një krize shumë të mërzitshme. Në gusht diçka mund të përmirësohet: një jetë sociale intensive do t’ju lejojë të keni njohje të reja, shumë të ëmbla, shkruan shqip. Në qoftë se ia dilni të krijoni një raport të thjeshtë, mund të jenë edhe histori që e kalojnë verën. Përputhshmëria: Gaforrja me Peshqit.

Peshorja

Vera iu pëlqen sepse u largon streset dhe tensionet, jo vetëm tuajat por edhe të atyre personave që frekuentoni. Venusi tek Binjakët, edhe për disa javë, do të favorizojë dashuritë në distancë. Por jetëgjatësia e tyre nuk është e garantuar. Gushti do të jetë një muaj, në të cilin do të lodheni për të përfituar nga mundësitë e reja të dashurisë. Duhet të pritni Venusin tek Luani për të gjetur më në fund dikë me të cilin të keni një raport të mirë dhe të qëndrueshëm ( jo vetëm seks). Përputhshmëria: Binjakët me Bricjapin.

Akrepi

Me Venusin tek Binjakët aventurat tuaja verore mund të lindin Brenda kontekstit të punës. Vetëm me Venusin tek gaforrja ( në gusht) që më në fund mund t’i shijoni pushimet tuaja larg rutinës së përditshme. Ju vendosni zemrën edhe në aventurat e një nate. Në këtë verë do të jetë shumë e vështirë t’u jepni një vazhdim këtyre historive sepse Venusi tek luani do të sjellë çdo gjë me përjashtim të lirisë. Për dashurinë, atë të vërtetën, ka kohë. Përputhshmëria; dashi me demin.

Shigjetari

Fillimi i verës për ju do të jetë koncize me ndonjë thyerje sentimentale, përgjithësisht në bazë të pozicionit tuaj shumë të ndryshme përballë partnerit tuaj dhe dashurisë. Por në gusht, me Venusin tek gaforrja do të jeni në kthim të flakës. Do të jetë Venusi tek Luani që do t’ju japë bekimin për të çuar përpara me pasion e respekt historitë tuaja. Saturni tek shenja juaj nuk do t’i lërë shumë hapësirë aventurave kalimtare. Përputhshmëria: Demi me Gaforren.

Bricjapi

Jeni shumë të dhënë pas punës për të arritur tu dedikoheni dëshirave të zemrës. Këtë verë do të ndjeni vetë ju mungesën e dikujt për të ndarë magjinë e një muzgu ose të një natë nën yje. Me Venusin tek Gaforrja, në gusht dikush do të tentojë të sjellë pak ëmbëlsi në jetën tuaj. A bëhet fjalë për raste kalimtare apo për dashuri të destinuara të rriten, kjo varet vetëm nga ju. Në shtator pastaj duhet të bëni llogaritë me ishin tuaj. Përputhshmëria: Peshqit me Shigjetarin.

Ujori

Javët e ardhshme mund të jen ëmë romantiket e gjithë verës. Venusi tek Binjakët ia del gjithmonë t’ju habis me njohje të reja interesante. Duhet të hiqni dorë të arsyetoni shumë. Liria juaj ju bën sigurisht të çmoni flirtet dhe aventurat. Me anë të Jupiterit mund të jeni vetë ju të tronditur nga dashuria. Në qoftë se keni qëllime serioze bëni kujdes me kalimin e Venusit nga fundi I gushtit dhe shtatorit. Përputhshmëria: Peshorja me luanin.

Peshqit

Vera nuk ka filluar siç e prisnit e në qoftë se bashkëjetoni me dikë,mund të ndiheni me të vërtet të lodhur e të frustruar nga lidhja juaj. Por situate është e destinuar të përmirësohet. Venusi tek gaforrja do të sjellë dashurinë në jetën tuaj. Nëse doni aventura të thjeshta, do të gjeni bukë për dhëmbët tuaj. Në qoftë se doni dashuri të vërtetë, duhet të angazhoheni pak më shumë. Vetëm puthjet dhe përkëdheljet nuk mjaftojnë për të garantuar jetëgjatësinë e lidhjes tuaj. Përputhshmëria shigjetari me binjakët.