Transmetuar më 25-07-2017, 17:00

Një vajzë e re ka pësuar dëmtime të rënda që e bëjnë të duket si zombi, pas një injeksioni që iu dha për të trajtuar ulçerën e gojës.

Orathai Chaiarmart ndodhej e shtruar në një klinikë në Udon Thanai, në veri të Tailandës, pasi u diagnostikua me ulçera apthous.

Por Orathai u tmerrua kur pësoi një reaksion alergjik ndaj trajtimit që çoi në skuqje dhe dëmtim të rëndë të lëkurës, në fytyrë dhe trup. Asaj i ranë flokët, ndërsa plagët rrezikojnë që ta lenë të shpërfytyruar përgjithmonë.

Sipas të përditshmes "The Sun" e reja shprehet se ky reaksion alergjik i ka shkatërruar jetën. "Kur vizitobva mjekun mendova se kisha një ulçerë të thjeshtë dhe ai tha se një injeksion do të pastronte gjithçka… të nesërmen lëkura dhe flokët nisën të më binin. Jeta ime ka ndaluar dhe nuk mund të jem më një vajzë normale të bëj gjëra normale. Megjithatë mbetem me shpresën se një ditë do të shërohem", u shpreh ajo.

Aktualisht pacientja po kurohet nga ish-murgu tajlandez, i quajtur vetëm si Bhin, i cili po e ndihmon dhe po kujdeset për Orathai, e cila është nga një zonë rurale e varfër.

Murgu i mirë tha se edhe shikimi i vajzës filloi të shfaqte probleme. "Kur e pyeta se çfarë kishte nevojë, thjesht tha:" Unë thjesht dua të jem normale përsëri. Jam kaq e shqetësuar sa tani që shikimi im po bëhet i paqartë”, tha ai.