Transmetuar më 25-07-2017, 16:43

Edhe shkenca duket se nuk  është e qartë për këtë pjesë. Gazeta britanike ‘The Sun’ shkruan se puthja në buzë, bën konfuz fëmijët.

Doktoresha Charlotte Reznick sqaron se fëmijët ngatërrohen sidomos kur shohin prindërit që puthen në buzë sepse i bën të shkëmbejnë afeksionin seksual me atë prindëror duke i bërë që të pyesin veten: “Nëse nëna i jep një puthje në buzë babait dhe anasjelltas çfarë do të thotë nëse unë, një fëmijë puth prindërit e mi në buzë?”

Por ndërkohë psikologia Sally-Anne McCormack thotë se “nuk ka absolutisht asgjë të puthësh fëmijët e tu në buzë”.  Sipas saj është e njëjta gjë si në rastin kur nëna ushqen fëmijët me gji dhe kjo nuk krijon aspak konfuzion. “Disa persona mund ta shohin nga ana negative, por nuk ka asgjë të keqe t’i japësh përkëdhelje fëmijës tënd”, thotë ajo.

Gjithmonë kjo temë, ka ngjallur shumë debate në rrjetet sociale. “Sapo e pash në lajme: ‘mos i puthni fëmijët në buzë, është shumë seksuale’. Nuk dua të jetoj më në këtë botë”, ka shkruar një prind.

Më herët edhe modelja bukuroshe shqiptare Adrola Dushi u vu në qendër të kritikave pas fotos që ajo postoi para pak ditësh në rrjetet e saj sociale ku shfaqej duke u puthur në buzë me djalin e saj Troin.

Për këtë arsye, e nxitur nga komentet negative, ajo bëri një postim ku shprehte shumë keqardhje që kritikat kishin arritur deri në ofendime personale, ndërsa u shpreh se mund të toleronte gjithçka nga njerëzit përveç faktit që ata ta mësojnë se si ajo t’i shprehë dashurinë djalit të saj.