Transmetuar më 25-07-2017, 15:33

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë të gjithë territorin deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave duke gjeneruar shira më të theksuara në zonat veriore dhe zonat qendrore, herë pas here do të ketë rrebeshe. 

Pjesa e dytë e ditës dhe mbrëmja, vijojnë me dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa zonat malore lindore ende do të kenë vranësira dhe shira të dobët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Vijon ndikimi i moti të kthjellët në Europën Jugperëndimore dhe veriperëndimore. Po ashtu, Veriu dhe verilindja do të paraqiten me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Krejt ndryshe paraqiten gadishulli i Ballkanit, ku dominante do të jenë vranësirat dhe shirat e përkohshëm. /b.l/noa.al/