Transmetuar më 25-07-2017, 12:59

Rregullimi i krevatit në mëngjes para se të dilni nga shtëpia mund t’i japë një tjetër drejtim ditës suaj.

Siç shkruan ‘Metro’, rregullimi i shtratit në mëngjes para se të dilet nga shtëpia, mund të jetë çelësi për të qenë më shumë produktiv gjatë gjithë ditës.

Për William McRaven, autor i librit “Make Your Bed: Little Things That Can Change Your Life… And Maybe the World”, nisja e ditës me diçka përsëritëse dhe të mërzitshme siç është rregullimi i krevatit, mund t’iu japë disa personave një shtysë më shumë.

“Ishte detyra e parë e ditës për mua dhe bërja e saj ishte e rëndësishme. Tregonte disiplinën time. Rregullimi i krevatit ishte një veprim konstant për mua, diçka të cilën e bëja çdo ditë. Në fund të ditës bëhej një kujtim i bukur i diçkaje të mirë të cilën kisha bërë dhe për të cilën isha krenar, pavarësisht se ishte një detyrë e mërzitshme”, thotë McRaven, shkruan noa.al.

Aktualisht rektor i Universitetit të Texas, William, thotë se ideja për librin e tij i erdhi në vitin 2014, pasi u kishte kërkuar studentëve të tij që të rregullonin krevatin çdo mëngjes, në mënyrë që të ndiheshin më pozitiv.

“Dhe nëse keni pasur një ditë të keqe, kthimi në shtëpi dhe gjetja e krevatit të rregullt ju inkurajon se e nesërmja do të jetë më e mirë”, shprehet ai. /a.y/noa.al