Transmetuar më 25-07-2017, 12:29

Një ngjarje e pazakontë, e padëgjuar për vendin tonë ka ndodhur në Tiranë. Policia ka gjobitur një këngëtare shqiptare, për shkak të veshjes së saj.

Laura Kërliu, një nga konkurrentet e “X Factor 3”, ishte duke xhiruar videoklipin e saj të ri “Boy Boy”, pak para se t’i ndodhte ngjarja.

Por pasi ka mbaruar xhirimet, ajo nuk e ka vrarë fare mendjen por ka nisur të shëtisë me mbathje.

Kjo ka bërë që të gjobitet nga policia për shkak të veshjes së papërshtatshme për të dalë në publik.

Kështu që vajza bëni kujdes me veshjet me të cilat dilni rrugëve, pasi mund ta pësoni si Laura. /a.y/noa.al