Transmetuar më 25-07-2017, 12:24

Eurodeputeti Eduard Kukan ka uruar Lulzim Bashën për rizgzjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike pak ditë më parë nga anëtarësia.

Përmes një postimi në rrjetin e tij Twitter, Eduard Kukan i shpreh urime Lulzim Bashës dhe thotë se pret bashkëpunim në muajt në vijim.

"Urime për rizgjedhjen si lider i PD. Shpresoj që lidershipi juaj të kontribuojë në të ardhmen. Pres bashkëpunim në muajit në vijim", ka shkruar Kukan.

Basha u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 22 korrik ku garonte përballë kandidatit Eduard Selami.

Basha u rikonfirmua në krye të PD, pas numërimit të 73 kutive, 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa 5136 për Selamin, ku kreu i ri siguroi 48795 vota më shumë. /b.l/noa.al/